Google ADS

Gëzim Kelmendi pyet Albin Kurtin pse heshti rreth ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë

22:23 | 22 Korrik 2020
L G

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi,pas protestës të organizuar kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, ka reaguar përmes një statusi në Facebook.

Ai, ka përmendur emrat e liderëve të cilët kanë reaguar pro ndërtimit të xhamisë, ndërsa ai  e ka vërejtur që kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk ka reaguar fare për këtë çështje.

“Nuk e kisha besu që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj me dalë në mbrojtje të xhamisë qëndrore, ndërsa Albin Kurti me heshtë!”, ka thënë ai.

“Mirë ka thënë Qumili: kjo dynje dallap dallap…”, shtoi ai në një status në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme