Google ADS

Formacioni i sezonit në La Liga, sipas UEFA-s

22:18 | 22 Korrik 2020
Arditë Shkodra

Real Madrid është klubi me më së shumti lojtarë në formacionin e sezonit të përzgjedhur nga UEFA.

‘Los Blancos’ kanë fituar titullin e La Ligas për herë të 34-të në histori të klubit, duke kompletuar një sezon të mirë, sidomos pas rifillimit të futbollit, që ishte ndërprerë shkaku i pandemisë COVID-19.

Portieri Thiabuat Curtois, Serio Ramos, Casemiro, Toni Kroos dhe Karim Benzema, janë lojtarët e Real Madrid që kanë zënë vend në këtë formacion.

Ky formacion kompletohet me dy lojtarë të Sevillas, Jesus Navas dhe Diego Carlos, dy të Villarreal, Santi Carzola dhe Gerard Moreno, një nga Athletico Bilbao, Yuri, dhe lojtari i vetëm nga Barcelona në formacion, është Lionel Messi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme