UNDP dorëzon nesër në IKSHPK komplete testimi për koronavirus

22:12 | 22 Korrik 2020
Arditë Shkodra

Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut përmes Lux-Dev S.A. dhe Qeveria e Austrisë, përmes Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do t’i dhurojnë nesër Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe Ministrisë së Shëndetësisë komplete testimi për COVID-19, transmeton arbresh.info

Në këtë ngjarje, sipas njoftimit te Ministrisë së Shendetesisë marrin pjesë: Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë; Valbona Bogujevci, Ndihmëse e Përfaqësueses së Përhershme në UNDP; Christoph Weidinger, Ambasador i Austrisë në Kosovë; Gunther Zimmer, Udhëheqës i Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim-Zyra në Kosovë dhe zyrtarë të MSh e IKSHPK-së./arbresh.info/

Të ngjashme