Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv në testin për coronavirus.
“Të nderuar miq, familjarë, dua t’ju njoftoj që edhe përkundër përpjekjeve maksimale dhe respektimit të protokolleve, sapo më informuan se kam rezultuar pozitiv me COVID-19, nga testimi i bërë sot paradite”, shkruan Bekteshi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se nuk ka asnjë simptomë dhe se familjarët e tij në testimin e sotshëm që të gjithë janë negativ.
“Duke ju bërë thirrje që të respektojmë protokollet, dëshiroj çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja. Bashkë, edhe me mbështetjen tuaj, do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë! Shëndet e mbarësi për të gjithë!”, shkruan Bekteshi.
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...
Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
MPB miraton vendimin për regjistrimin e fakteve të gjendjes ...