Kryetari i kësaj sindikate, Lamih Balaj pas takimit me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka thënë për arbresh.info se ndër të tjerë e kanë informuar për protestën e nesërme.
Ai ka thënë se protesta do të jetë 24 orshe.
“Ne si sindikatë nuk i ndalim hapat tonë, e kemi bërë të qartë nga nesër në orën 13:00 jemi në protestë 24 orëshe. Derisa të merren këto veprime ne do të jemi në rrugë”, ka thënë ai.
Balaj ka shtuar gjithashtu se presin zgjidhje për situatën e krijuar.
“U biseduan të gjitha shqetësimet tona si Sindikatë, ministri ka qenë bashkëpunues në kërkesat tona. Ne i kemi bërë të qartë ministri se ne nga nesër do të jeni pjesë e protestave, ministri ka premtuar se do të gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë dhe punëtorët nuk do të mbesin pa paga e nuk do të ndalet operimi i Telekomit të Kosovës. Po shpresojmë që nesër të merret ndonjë vendim nga kuvendi apo qeveria”, ka thënë ai./arbresh.info/
Pronari i Romës e blen klubin e Evertonit
Njëvjetori i rënies së Afrim Bunjakut, Kurti nesër vizitë te...
Rusia fut ndëshkimin për “rusofobinë” në Kodin e saj Penal
Krijimi i shtetit Bektashi brenda vendit, Rama: Thesar për p...
Rama: “Sofra e vjetër” në Tragjas të Vlorës me p...
Hoxha takon shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, e njofton për...