Kuçi premton se asnjë punëtorë i Telekomit nuk do të mbes pa pagë

16:45 | 22 Korrik 2020
Arbresh.info

Punëtorët e Telekomit të Kosovës nuk do të mbesin pa paga edhe pas bllokimit të llogarive bankare.

Kështu ka premtuar ministëri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi në takimin me sindikatën e Telekomit të Kosovës.

Kryetari i kësaj sindikate, Lamih Balaj ka thënë për arbresh.info se kanë marrë premtim për zgjidhje të situatës.

“U biseduan të gjitha shqetësimet tona si Sindikatë, ministri ka qenë bashkëpunues në kërkesat tona. Ne i kemi bërë të qartë ministri se ne nga nesër do të jeni pjesë e protestave, ministri ka premtuar se do të gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë dhe punëtorët nuk do të mbesin pa paga e nuk do të ndalet operimi i Telekomit të Kosovës. Po shpresojmë që nesër të merret ndonjë vendim nga kuvendi apo qeveria”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme