As takimi i ftuar nga Qeveria e Kosovës me pronarin e Z-mobile, Blerim Devollin dhe përfaqësuesit e Telekomit të Kosovës nuk solli rezultat për zhbllokimin e llogarive bankare të kësaj të fundit.
Madje, pak orë pas këtij takimi për të cilin kishte raportuar ekskluzivisht arbresh.info, kompania “Dardafone.net LLC” e njohur si Z-mobile, zbrazi të gjitha llogaritë duke marrë kështu të gjithë mjetet që gjendeshin aty.
Por, arbresh.info nga burime të saja ka marrë vesh se çfarë u bisedua në këtë takim.
Në takimin që ishte i pranishëm kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pronari i Z-mobile, Blerim Devolli, kryeshefja e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, kryetari i sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj dhe përfaqësues të tjerë të ndërmarrjes u bisedua për gjetjen e një zgjidhje për dalje nga situata.
Sipas të njëjtit burim, Devolli vazhdimisht ka kërkuar që të futet përsëri në Telekomin e Kosovës.
“Ka kërkuar që përsëri të hyjë në Telekom, qoftë përmes vazhdimit të kontratës që e ka pas apo edhe me ndonjë kontratë të re. Vazhdimisht ka bërë thirrje (Blerim Devolli) të dijë se çka konkretisht do të marrë pas zhbllokimit të llogarive”, ka thënë ky burim.
Ndërsa qëndrimi i Qeverisë së Kosovës ka qenë i prerë.
“Qeveria ka kërkuar që brenda ditës të zhbllokohen të gjitha llogaritë e Telekomit të Kosovës, ajo ka kërkuar që të jetë garantuese për këtë marrëveshje dhe deri më 1 tetor të paguhet borxhi. Pas 1 tetorit nëse nuk paguhen atëherë mund të bllokohen përsëri”, ka thënë tutje ky burim duke cituar Qeverinë e Kosovës.
Pas përfundimit të takimit, arbresh.info ka tentuar të marrë një prononcim nga Blerim Devolli, por që i njëjti nuk ka pranuar të flasë.
Ndërsa, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj ka thënë se përgjegjësinë e ka marrë Qeveria e Kosovës.
“Qeveria e ka marrë përgjegjësinë për çështjen e Telekomit të Kosovës, ka qenë takim rreth 40 minuta, prezent kanë qenë edhe pronarët e z-mobile. Për shkak të përgjegjësisë sepse kanë qenë jashtëzakonisht korrekt edhe Ministri dhe Kryeministri, dhe nuk do të doja që të prononcohesha më shumë”, ka thënë ai.
Portali arbresh.info ka raportuar ekskluzivisht për bllokimin e llogarive bankare të Telekomit të Kosovës., ndërsa ka përcjellë nga afër të gjitha takimet e zhvilluara për dalje nga kjo gjendje./arbresh.info/
Blerim Devolli lëshon takimin me Hotin dhe përfaqësuesit e Telekomit
EKSKLUZIVE- Bllokohen llogaritë e Telekomit të Kosovës, rrezikohet me falimentim
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit