Google ADS

Hykmete Bajrami jep një lajm të rëndësishëm për biznese dhe gastronominë

12:51 | 22 Korrik 2020
M. A.

Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e saj i ka hapur rrugë zbatimit të pakos për rimëkëmbje ekonomike, e po ashtu edhe tërheqjes së 10 përqind të mjeteve të Trustit për 4 muaj pa tatim.

Në këtë projektligj qeveria po ashtu parasheh t’i liroj nga TVSH në 8% edhe për furnizimet e hoteleve, restoranteve dhe shërbimet e ushqimit, raporton arbresh.info.

Megjithatë, kjo qeveri nuk ka paraparë që të rimburësojë këto mjete.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se elementet kryesore të këtij projektligji janëparaparë që Fondi Kosovar për Garanci Kreditore të lëshojë garanci kreditore me përqindje të mbulesës deri në 80%, tërheqja e 10 për qind të kursimeve pensionale, aplikimi i normës së reduktuar të TVSH-së në 8% edhe për furnizimet e hoteleve, restoranteve dhe shërbimet e ushqimit, lejimi që mjetet e AKP-së të mund të përdoren për të gjitha kategoritë e shpenzimeve me qëllim të realizimit të rimëkëmbjes ekonomike, shtyrja e afatit të pagesës së tatimeve deri në dy vjet nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, si dhe për mospagesën e deklaratës tatimore të ndikuar për shkak të pandemisë për vitin 2020 dhe 2021 të mos shqiptohet ndonjë ndëshkim./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2724444571210603/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme