Shfaqja “Shërbëtori i dy zotërinjve” e Teatrit Profesional të Prizrenit është shpallur mbrëmë fituese e edicionit të 45 të Festivalit të Teatrove të Kosovës që për shtatë ditë është mbajtur në Ferizaj.
Juria profesionale e festivalit në përbërje, Fadil Hysaj, Mehmet Xhelili, Ismajl Ymeri, Dardana Mehmeti dhe Shkëlzen Marevci, krahas këtij çmimi, kësaj shfaqjeje i kanë ndarë edhe shumicën e çmimeve të festivalit, atë të regjisorit më të mirë, Kushtrim Bekteshi, të aktorit më të mirë, Ernest Malazogu, rolit dytësor të femrës, Hajat Toçilla, ndërsa kjo shfaqje ka rrëmbyer edhe çmimin e gazetarëve ferizajas të cilën e ndanë Klubi i Gazetarëve “Haki Braha”.
Juria ka ndarë edhe çmimet tjera, kështu çmimi për rolin më të mirë episodik i ka takuar, Nexhat Xhokli, nga Teatri i Ferizajt “Adriana”, çmimi për rolin dytësor të mashkullit i është ndarë Adrian Hazirit nga Teatri i Tetovës, ndërsa aktorja më e mirë dhe fituese e çmimit”Adriana” është shpallur aktorja, Shengyl Ismaili, për rolin e saj në shfaqjen “Dashuri në kohë lufte”.
Në përmbyllje të festivalit, profesori Fadil Hysaj, në cilësinë e kryetarit të jurisë ka thënë se një festival e mbanë seleksionimi i mirë dhe repertoaret e ofruara.
“Në këtë edicion është bërë një seleksionim mjaftë i mirë që e prezanton pak a shumë gjendjen në hapësirën shqiptare dhe në njëfarë mënyre na jep një pasqyrë se ku është sot teatri shqiptar në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Nuk them se nuk ka shfaqje tjera që nuk e kanë merituar me qenë këtu, natyrisht që ka shumë të mira, por në bazë të kësaj që kemi parë këtu mund të bëjmë një analizë dhe të konkludojmë se ku jemi me teatër”, ka thënë Hysaj.
Organizatori i festivalit këtë vit ka ndarë edhe mirënjohje për personalitete të jetës kulturore që kanë kontribuar në mbajtjen gjallë të këtij festivali gjatë kohës së okupimit. Kështu me mirënjohje post mortum është nderuar profesori Latif Berisha, pastaj prof.dr Emin Kabashi, profesori Haqif Mulliqi dhe profesori Fadil Hysaj.
Ndryshe, gjatë këtyre shtatë ditëve në skenën e Teatrit “Ardiana” janë ngjitur 9 trupa teatrore, të cilat para publikut ferizajas kanë paraqitur shfaqje zhanresh të ndryshme.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...