Sulmuesi i Fiorentinës, Franck Ribery beson se këtë sezon mund të bënin më shumë, kurse synon që të fitojë ndonjë trofe.
Francezi iu bashkua Fiorentinës verën e kaluar, por mungoi për disa muaj shkaku i lëndimit në gju, transmeton portali arbresh.info.
37-vjeçari ka ambicie për të fituar trofe dhe nuk e mendon pensionimin.
“Nuk jam ende i lodhur. Për mua, futbolli është punë, dëshirë dhe pasion”.
“Do ishte mirë nëse iu dërgojmë tifozëve një trofe. Dua t’i falënderojë për efektin e madh që kanë treguar. Shpresoj që të rikthehen sa më shpejtë në stadium”, tha fillimisht ai.
Tutje, Ribery theksoi se këtë sezon mund të kishin bërë më shumë.
“Mendoj se mund të kishim bërë më shumë këtë sezon. Këtë moment nuk jemi në nivelin e klubeve të mëdha”.
“Mirëpo, me dy ose tre lojtarë dhe përmirësimin e të rinjve, mendoj se mund t’ia dalim shumë shpejtë”, deklaroi ai.
Thuhet se Mario Mandzukic dhe Mario Gotze mund t’i bashkohen Fiorentinës./arbresh.info.
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...