Google ADS

Kërkohet ndëshkimi i Blerim Devollit, prokuroria shpëtimi i vetëm i Telekomit të Kosovës

09:45 | 22 Korrik 2020
Arbresh.info

Telekomi i Kosovës gjendet buzë falimentimit.

E, zgjidhja e vetmja për këtë rast është ndëshkimi i dëmtuesve të ndërmarrjes publike nga Prokuroria e Shtetit, i cili tashmë dihet që është Blerim Devolli pronari i kompanisë Dardafon.net.

Ish-anëtarja e këtij komisionit për Telekom nga VV, Albulena Haxhiu ka thënë për arbresh.info se kontrata me z-mobile dhe të tjera të ngjashme e kanë sjellë në këtë gjendje Telekomin e Kosovës

“Lëvizja Vetëvendosje gjithnjë ka kundërshtuar kontratën abuzive me z-mobile, madje në vazhdimësi kemi adresuar çështje që kanë të bëjnë me këtë kontratë. Siç dihet tashmë edhe nga ekspertët e kësaj çështje, dëmet që kjo kontratë i ka shkaktuar Telekomit të Kosovës janë shumë të mëdha, por kjo kontratë dhe të tjera të ngjashme që i kanë nënshkruar drejtuesit e Telekomit dhe janë arsyet kryesore që Telekomit është në këtë gjendje të rëndë”, ka thënë ajo.

Haxhi ka shtuar se komisioni ka bërë punë të mirë po me dëshmitë duhet të merret prokuroria.

“Unë kam marrë pjesë vet në mbledhjet e komisionit hetimor në të cilën janë analizuar shumica e kontratave, ne kemi bërë një punë relativisht të mirë, jemi arritur që të bëjmë një raport për gjendjen në Telekom dhe në raport me këtë kontratë ku janë identifikuar shumë shkelje. Ka pasur disa dëshmi në institucionet e drejtësisë, sidomos në prokurori në raport me këtë kontratë por që nuk është trajtuar e njëjta me seriozitet”, ka thënë ajo.

Ajo ka kërkuar veprime konkrete nga institucionet e drejtësisë.

“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar me gjendjen aktuale sepse njohja e vendimit të arbitrazhit nga Gjykata Themelore në Prishtinë është një shenjë e qartë se nëse ai vendim ekzekutohet ka pasoja të mëdha dhe rrezikon falimentimit e Telekomit. Prandaj ne kemi kërkuar veprime në këtë drejtim”, tha Haxhiu.

Ish-ministrja e Drejtësisë,  nga VV,  ka thënë se duhet të vihen para drejtësisë të gjitha që kanë shkaktuar dëme.

“Unë besoj që punën më të mirë do ta bëhet serioziteti i Prokurorisë. Nëse Prokuroria Speciale do të ishte serioze në raport edhe me punën që do të bënte komisioni i kaluar hetimor dhe në anën tjetër të merren për bazë dëshmitë e ekspertë të telekomunikacionit do të ishte e mjaftueshme për të ndalur këtë situatë dhe abuzim me Telekomin e Kosovës. Nëse vihen para drejtësisë të gjithë ata që e kanë shkaktuar këtë dëme”, ka shtuar ajo.

Haxhiu ka formimi i edhe një komisioni hetimor nuk do të mund të zgjidhte problemet ashtu si Prokuroria.

“Puna e prokurorisë është imediate sepse tek e fundit, Komisioni hetimor të mund të bënte punën e  tij por që nuk ka mandat hetimi dhe dërgimi në burg të përgjegjësve. Nëse Prokuroria do ta trajtonte seriozisht do të ishte e mjaftueshme. Gjithmonë arsyetohen se ‘ne po bëjmë’, por ne nuk kemi parë përgjegjës që po përballen me drejtësinë. Dëmet që i janë shkaktuar Telekomit të Kosovës janë të mëdha dhe Prokuroria duhet të veproj”, ka përfunduar ajo.

Edhe ish-anëtari tjetër i Komisionit Hetimor Parlamentar për PTK-në, Milaim Zeka ka thënë për arbresh.info se sindikatat e Postes dhe Telekomit të Kosovës janë fajtore po aq sa Telekomi.

“Mendoj se ata që ata që po thërrasin protesta janë shkatërrimtarët numër 2, menjëherë pas menaxhmetit sepse gjithmonë kanë protestuar për ngritje të pagave duke mbrojtur interesa klanore e personale të kësaj ndërmarrje publike. Më vjen keq për kategorinë e punëtorëve të thjeshtë”, ka thënë ai.

Zeka ka shtuar se Qeveria e Kosovës nuk mund të bëjë asgjë në këtë drejtim, teksa ka kërkuar nga Prokuroria ta kontaktoj për sjelljen e dëshmive për keqmenaxhim në Telekomin e Kosovës.

“Qeveria nuk ka çka të bëjë, as ka të thotë për këtë rast sepse vet e kanë shkatërruar ndërmarrjen. Edhe punëtorët kanë faj sepse nuk kanë dalë kundër keqpërdorimeve milionëshe që janë bërë. Unë kam qindra prova dhe dokumente, e Prokuroria mund të më kontaktoj dhe në bazë të tyre mund të arrestohen qindra persona, qoftë kryeshef, anëtarë të bordit apo drejtorë të tjerë”, ka përfunduar ai.

E arbresh.info, ka disa ditë që ka dërguar pyetje në Prokurorinë e Shtetit nëse do të nis hetime për këtë rast por që nuk ka marrë përgjigje./arbresh.info/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme