Google ADS

Vapë dhe temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit në Shqipëri

08:13 | 22 Korrik 2020
Arbresh.info

Në Shqipëri moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin por që në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17ºC në 32ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 39ºC dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 39ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme