Google ADS

Osmani: Thaçi gaboi që shkoi si president në Hagë

07:35 | 22 Korrik 2020
Arbresh.info

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka folur mbrëmë lidhur me propozim-aktakuzën e Dhomave të Specializuara të Gjykatës në Hagë, që ka arritur në adresën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.

Thaçi gjatë javës së kaluar është intervistuar nga Dhomat e Specializuara për katër ditë rresht.

Lidhur me këtë Osmani në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha se Thaçi ka bërë gabim që si president ka shkuar në Hagë.

“Si juriste nisem nga prezumimi i pafajësisë. Por, si politikane menjëherë duhet të japin dorëheqje ata që ftohen në Hagë. Edhe presidenti Thaçi ka bërë gabim që si president ka shkuar në Hagë. Kjo e ka dëmtuar edhe pozitën edhe vetë atë. Unë nuk e lidhi këtë fakt me vetën time. UÇK-ja nuk mund të lidhet me ndonjë krim gjatë vitit 1999 sepse atëherë është demilitarizuar. Dhe lërë më të pasluftës që nuk është logjike”, ka thënë Osmani.

E para e Kuvendit shtoi se politikanët nuk mund të japin vlerësime juridike sepse bëjnë dëm.

Ajo theksoi se shteti i Kosovës ka dështuar t’i adresojë krimet e shtetit serb.

“Nuk është mirë që të japin vlerësime juridike ne që bartim funksione politike sepse bëjmë dëm. Këtë qëndrim e kam mbajtur që nga mandati i parë si deputete. Por, fatkeqësisht ne kemi dështuar që ta diskutojmë hapur për krimet e shtetit gjenocidal”, ka deklaruar Osmani në Rubikon.

“Ka pasur tendencë që këto krime që të relativizohen. Ajo që ka ndodhur në dialogun Kosovë-Serbi, për vite të tëra Kosova nuk i ka ngritë asnjëhere temat, dhe reparacionet”.

“Por tani ne duhet ta shfrytëzojmë rastin dhe secili politikan të ngrisë zërin.Krimet e tilla janë përtej çdo imagjinatës njerëzore.Lufta e UÇK-së ka qenë në mbrojtje të popullit të Kosovës”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme