Reçica: Veteranët e luftës së UÇK do të kenë të drejtë pune ne sektorin privat

22:16 | 21 Korrik 2020
L G

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sonte gjatë një debati televiziv ka folur për prioritetet e dikasterit që ai drejton, prioritete këto tejet të rëndësishme për mirëqenien e kategorive të caktuara shoqërore.

Ministri Reçica tha se disa nga prioritetet për të cilat e ka edhe mbështetjen e plotë të partisë prej nga vjen janë: – Rritja e pagës minimale në vend, – Krijimi me ligj i të drejtës për të punuar ne sektorin privat për të gjithë veteranët e luftës së UÇK, – Njohja e diplomave e të diplomuarve gjatë viteve 1990 – 1999, – Largimi i kriterit për lajmërim të pensionistëve çdo 6 muaj, – Lejimi i përfitimit në më shumë pensione për Familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, etj. Gjithashtu, ministri Reçica sonte njoftoi se shumë shpejt do të bëhen edhe ndryshimet e nevojshme ligjore, në mënyrë që të jetësohet njohja e stazhit të punës për të punësuarit e viteve 90-ta, të dëbuar me dhunë nga puna nga pushteti serb./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme