Emri i Liverpoolit është gdhendur në trofeun e Premierligës, më në fund.
Pasi e fitoi titullin e 19-të në ligën elitare angleze pas një pritjeje të gjatë plot 30-vjeçare, Liverpooli do ta çojë lart trofeun e Premierligës për herë të parë në histori të klubit të mërkurën mbrëma, pas ndeshjes kundër Chelseat në Anfield.
Pas ndeshjes kundër Chelseat, lojtarët dhe stafi i Liverpoolit do t’i marrin medaljet për vendin e parë si dhe trofeun e kampionit në një podium të ndërtuar në tribunën e famshme “Kop” në Anfield.
Ndeshja do të zhvillohet pa tifozë, siç ka ndodhur në çdo takim të Premierligës pas rifillimit të sezonit në qershor për shkak të rrezikut të përhapjes masive të koronavirusit.
Policia u ka bërë thirrje tifozëve të Liverpoolit të mos mblidhen pranë stadiumit të mërkurën.
/Gazeta Express/
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...