Dani Ceballos e ka bërë të qartë se e ardhmja e tij mbetet e pasigurt dhe varet nga klubi pronësi e të cilit është, Real Madrid.
Mesfushori spanjoll e kaloi këtë sezon në huazim te Arsenali dhe thotë se dëshiron të qëndrojë në Londrën veriore.
Por për këtë, vendos Real Madridit, këmbëngul Ceballos.
“E vërteta është se jam i lumtur në Arsenal. Është një klub në të cilin tashmë e fitova një vit përvojë, prandaj do ta kisha të lehtë të kthehesha atje”, tha Ceballos.
“Nuk do të më duhej të përshtatesha në një klub apo ligë të re. Mendoj se do të ishte hap i madh për mua, por e ardhmja ime varet nga Real Madridi dhe ende nuk e di se çfarë ka vendosur klubi”, shtoi ai.
25-vjeçari dëshiron që e ardhmja e tij të përcaktohet hiç më larg se këtë verë.
“Duhet të kthehem në Madrid dhe ata duhet të vendosin për mua, sepse i kam edhe tri vjet kontratë me klubin”, nënvizoi ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...