Rreth 20 vetë janë marrë peng në perëndim të Ukrainës në qytetin Lutsk. Autoritetet kanë mobilizuar forcat e anti-terrorit dhe kanë rrethuar zonën, por ende pas disa orësh kërkesat e pengmarrësit janë të paqarta. Presidenti Volodymyr Zelensky që po e ndjek nga afër ngjarjen, tha se “po bëhet çdo përpjekje për të shmangur gjakderdhjen.”
Një person i armatosur ka marrë peng rreth 20 vetë në një autobus në perëndim të Ukrainës në qytetin Lutsk. Policia njoftoi për shkëmbim zjarri, por deri tani nuk njoftohen viktima. Nga ana tjetër janë të paqarta kërkesat e pengmarrësit.
Zëvendësministri i Brendshëm Anton Herashchenko tha se pengmarrësi pretendon zotërimi e një bombe.
“Policia ka filluar një operacion të posaçëm për lirimin e pengjeve. Ndërkohë janë duke u zhvilluar negociata,” tha zoti Herashchenko.
Autobusi ku ndodhen pengjet është rrethuar nga forca të anti-terrorizmit, ndërsa banorëve të zonës u është thënë të mos largohen nga banesat.
Zëdhënësi i policisë Yurii Kroshko thotë se është e paqartë se pfarë kërkon pengmarrësi.
“Ne po përpiqemi të negociojmë, po i telefonojmë pengmarrësit. Ai u përgjigj një herë, por më pas jo,” tha zëdhënësi.
Mediat ukrainase kanë shpërndarë Twitter-in e pengmarrësit, ku janë postuar edhe shumë kritika për figura të ndryshme politike, por për policinë është ende i paqartë shkaku dhe kërkesat e personit të fjalë.
Ngjarjen po e ndjek nga afër edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Po bëhet çdo përpjekje për të shmangur gjakderdhjen,” tha ai./oranews
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...