Google ADS

Eurostat: Sëmundjet kardiovaskulare, shkaktari kryesor i vdekjeve në Evropë

15:49 | 21 Korrik 2020
Arbresh.info

Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut kanë rezultuar të jenë shkaku kryesor i vdekjeve në vendet e Bashkimit Evropian (BE), njoftoi Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat), transmeton Anadolu Agency (AA).

Eurostat ka publikuar statistikat mbi normën e vdekshmërisë për vitin 2017 dhe shkaqet e vdekjes, bazuar në të dhënat e fundit në vendet e BE-së.

Sipas këtyre të dhënave, shkaku kryesor i vdekjeve në vendet e BE-së janë sëmundjet e sistemit kardiovaskular, ndërsa vetëm në Holandë, shkaktar kryesor i vdekjeve ka rezultuar kanceri.

Ndër vendet e BE-së, numri më i lartë i vdekjeve të shkaktuara nga sëmundjet e sistemit kardiovaskular është regjistruar në Bullgari, ku 66 për qind e vdekjeve lidhen me sëmundjet në fjalë.

Numri më i ulët i vdekjeve të shkaktuara nga sëmundjet e sistemit kardiovaskular është regjistruar në Danimarkë, ku vdekshmëria nga këto sëmundje është 23 për qind.

Të dhënat tregojnë se vdekshmëria më e lartë nga kanceri është regjistruar në Slloveni (32 për qind), ndërsa ajo më e ulëta në Bullgari (16 për qind).

Sëmundjet e sistemit kardiovaskular dhe kanceri përbëjnë më shumë se gjysmën e shkaktarëve të vdekjeve në BE. Pas tyre, si shkaktari i tretë radhiten sëmundjet e sistemit respirator.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme