Shifra alarmante, 295 pacientë me oksigjenoterapi dhe 16 në respiratorë

15:14 | 21 Korrik 2020
Arbresh.info

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar (SHSKUK) gjenden të hospitalizuar 541 pacientë me Covid-19.

Sipas raportit të Klinikave, 16 pacientë janë në respiratorë dhe 24 në CPAP, shkruan portali arbresh.info.

Kurse një shifër alarmante e personave në oksigjenoterapi, ku janë 295 pacientë.

Ndërsa për 24 orët e fundit kanë vdekur edhe pesë persona, duke e çuar totalin e viktimave në Kosovë nga koronavirusi në 144./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme