Komiteti i Inteligjencës dhe Sigurisë (ISC) i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia e konsideron Britaninë si një nga objektivat e saj më të mëdha të inteligjencës dhe se qeveria e ka injoruar kërcënimin rus, transmeton Anadolu Agency (AA).
ISC ka publikuar raportin e tij prej 50 faqesh që përshkruan hollësitë e ndërhyrjes së Rusisë në politikën britanike.
Në raport thuhet se Rusia është përpjekur të ndërhyjë në politikën britanike përmes spiunazhit kibernetik dhe rrjeteve të mediave sociale dhe e ka konsideruar Britaninë si shënjestrën më të madhe të inteligjencës midis vendeve perëndimore.
Sipas raportit, qeveria dhe shërbimi i inteligjencës britanike i kanë injoruar kërcënimet e ndërhyrjes së Kremlinit në referendumin e Brexitit dhe atë të pavarësisë në Skoci.
Raporti po ashtu thekson se Rusia përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e vendeve demokratike përmes aktiviteteve kibernetike.
“Ndikimi i Rusisë në Mbretërinë e Bashkuar është një normale e re. Qeveritë e njëpasnjëshme mirëpritën oligarkët dhe paratë e tyre me krahë të hapura. Ata u siguruan atyre lidhje të nivelit të lartë për financa të paligjshme dhe qasje në ndërmarrjet dhe figurat politike të Mbretërisë së Bashkuar”, shkruan në raportin e ISC-së.
Ndërkaq, anëtari i ISC-së, Stewart Hosie, tha se Rusia dëshiroi të ndërhyjë në referendumin e Brexitit në vitin 2016, por qeveria “nuk dëshironte ta dijë” këtë.
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...