“Rritja e numrit të të infektuarve me coronavirus në rajonin e Gostivarit është alarmante dhe duhet të zbatohen aktivitete shtesë për respektimin e masave për mbrojtje nga virusi”.
Ky është njëri nga vlerësimet e Shtabit të Krizave për Komunën e Gostivarit, Vrapçishti, Mavrova dhe Rostusha. Në tre komunat sipas numrave të fundit të autoriteteve shëndetësore, ka rreth 200 raste aktive, prej të cilëve 22 trajtohen në spital, përcjell telegrafi maqedoni.
Shtabi i Krizave për këto komuna sot e ka shqyrtuar situatën me coronavirusin, pas tre muajve pauzë për shkak të zgjedhjeve.
Përfaqësuesit e komunave dhe institucioneve kanë konstatuar se ka rritje të numrit të të infektuarve të rinj, me çka është rritur për tre herë më shumë në krahasim me javën paraprake.
Kryetari i Komunës së Mavrovës Medat Kurtovski, bëri apel tek qytetarët për rritjen bashkëpunimit me epidemiologët dhe të mos i fshehin simptomat dhe kontaktet.
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat