Google ADS

Donnarumma i hapur për rinovimin me AC Milan-in

14:20 | 21 Korrik 2020
Arbresh Info

Portieri i AC Milan-it, Gianluigi Donnarumma ka vendosur të mbetet në “San Siro” dhe do e rinovojë kontratën deri në vitin 2023.

Italiani është lider në dhomën e zhveshjes te “Rosonerët”, kurse kontrata momentale i skadon në vitin 2021, transmeton portali arbresh.info.

Ishin disa spekulime që klubi italian mund ta shesë ‘gardianin’, por sipas Gazzetta dello Sport kanë nisur bisedimet për rinovim.

Milan është i gatshëm t’ia rinovojë kontratën deri në vitin 2023, me të njëjtën vlerë që e fiton, pra 6 milionë euro plus bonuset.

Donnarumma sonte (e martë) do zhvilloi ndeshjen e 200-të ndaj Sassuolo-s./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme