Një nga supersticionet më të njohura që besohet të ketë lindur në Mesjetë, është nevoja për të thënë “Zoti të bekoftë”, ose siç themi ne në Shqipëri “Shëndet!, pasi dikush teshtit.
Dhe kjo për disa arsye. E para dhe më e zakonshme, ishte epoka e sëmundjeve të rënda, sidomos Murtajës, kur nëse një person teshtinte, ishte një shenjë e mundshme se mund të ishte duke u sëmurur për vdekje.
Përveç kësaj, besohej se teshtitja i jepte Djallit mundësinë për të hyrë në trupin e njeriut, dhe për këtë arsye personi që kishte teshtitur, kishte nevojë për ndihmën e Zotit dhe kishës, për ta nxjerrë jashtë atë. Urimi “Zoti të bekoftë”, besohet se ishte një mënyrë për të penguar futjen e Djallit në trup.
Meqë shumica e njerëzve, nuk ishin në gjendje të përballonin vizitat tek mjeku, e vetmja gjë që mund të bëhej për të ndihmuar një person që të mos u sëmurej ose të humbiste shpirtin e tij, ishte ta izolonin atë me shpejtësi nga pjesa tjetër e popullatës. / bota.al
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...