Një person i armatosur ka marrë 20 persona peng në një autobus në perëndim të qytetit ukrainas Lutsk, thonë zyrtarët.
Të shtëna janë dëgjuar, tha policia, por që nuk ka raportime për viktima deri tani, transmeton portali arbresh.info.
Se cilat janë kërkesat e pengmarrësit ende nuk dihet.
Zëvendësministri i brendshëm, Anton Hearshchenko tha se rrëmbyesi pretendoi të kishte një bombë.
“Policia nisi një operacion të posaçëm për pengmarrjes. Bisedimet janë duke u zhvilluar,” tha z. Herashchenko në Facebook.
Oficerët e kundër-terrorizmit kanë rrethuar autobusin dhe kanë vendosur kordone në qendër të qytetit, thuhet në raporte. Banorët e afërt u është thënë që të mos largohen nga shtëpitë ose zyrat e tyre.
Mediat ukrainase kanë ndarë atë që duket se është llogaria në Twitter e këtij njeriu, në të cilën po poston kritika ndaj figurave politike.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se po ndiqte nga afër situatën.
“Secila përpjekje po bëhet për të zgjidhur situatën pa viktima,” tha ai./arbresh.info/
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg