Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetetetë (48) aktakuza, kundër pesëdhjetekatër (54) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar, transmeton arbresh.info.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar 48 për orë.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza, kundër njëzetenëntë (29) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim