Administrata amerikane reagon ndaj zgjedhjeve parlamentare të regjimit të Assad-it

12:35 | 21 Korrik 2020
Arbresh.info

Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar ndaj zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara nga regjimi sirian i Bashar al-Assadit në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, zëdhënësja e Departamenti amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus, i cilësoi si “zgjedhje të ashtuquajtura” zgjedhjet e treta parlamentare që regjimi i Assadit i organizoi të dielën, përderisa lufta e brendshme po vazhdon.

Ortagus theksoi se në zgjedhjet në fjalë populli sirian nuk ka pasur ndonjë zgjidhje të vërtetë dhe se procesi i zgjedhjeve nuk u zhvillua në mënyrë të lirë.

“Që nga koha kur Partia Baath e Assadit ka ardhur në qeveri në Siri, nuk është zhvilluar asnjë proces zgjedhor i lirë dhe i drejtë, as edhe ky vit nuk përjashtohet”, u shpreh Ortagus.

Ortagus gjithashtu vuri në dukje se sirianëve që janë jashtë vendit nuk u është mundësuar të votojnë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme