Blerim Devolli ka lëshuar takimin e thirrur nga kryeministri Avdullah Hoti me përfaqësuesit e Telekomit.
Pronari i Z-Mobile nuk ka pranuar të deklarohet për mediat lidhur me praninë e tij në takim apo se çfarë ishte biseduar, shkruan portali arbresh.info.
Kujtojmë se ky është takimi i dytë i thirrur nga kryeministri Hoti në tentativë për të gjetur një zgjidhje, pas bllokimit të llogarive bankare të Telekomit.
Njëra nga ndërmarrjet publike më profitabile në Kosovë rrezikon falimentimin, pasi që në Gjykatën e Arbitrazhit e humbi rastin.
Kompania e Devollit kërkon 24.6 milionë euro për ndërprerjen e kontratës me “Dardafone”.
Me këtë vendim të procedurës së përshpejtuar përmbarimore, të pa peshuar dhe vlerësuar sa duhet, Telekomi i Kosovës po kërcënohet me falimentim. Edhe pse ekzistojnë mundësi ankimimi në Gjykatën e Apelit, e njëjta nuk e prolongon medoemos ekzekutimin e urdhrit përmbarimor./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...