Google ADS

Vdiq mjeku i parë nga Covid-19, Zemaj: Zuka do të mbetet një shembull i profesionistit të përkushtuar

11:34 | 21 Korrik 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është deklaruar pas vdekjes së mjekut Fadil Zuka nga Vitia, i cili është edhe mjeku i parë kosovar që ndërroi jetë si pasojë e infektimit me koronavirus.

Zemaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Zukës, me anë të një postimi në Facebook, ku tutje ka shtuar se mjeku vitias do të mbetet shembull i profesionistit të përkushtuar dhe të vlerësuar nga kolegët dhe pacientët.

“Duke i shërbyer profesionit të mjekut dhe popullit të tij në luftën kundër Covid-19 deri në momentet e fundit të jetës së tij, dr. Zuka do të mbetet një shembull i profesionistit të përkushtuar, të dashur e vlerësuar nga kolegët dhe pacientët e tij të cilëve u shërbeu me dinjitet e profesionalizëm”, ka shkruar Zemaj.

Lajmin për vdekjen e Fadil Zukës e kanë konfirmuar Oda e Mjekëve të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme