Mesut Ozil refuzon skuadrën e madhe turke

11:14 | 21 Korrik 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Arsenal-it, Mesut Ozil nuk dëshiron largimin nga klubi dhe ka refuzuar skuadrën e Fenerbahces.

Gjermani shihet se nuk është në planet e Mikel Arteta-s, mirëpo përsëri nuk mendon të largohet, transmeton portali arbresh.info.

31-vjeçari nuk ka bërë ndonjë paraqitje që nga rikthimi i Premierë Ligës, andaj e ardhmja e tij në “Emirates” mbetet e paqartë.

Sipas Bild, mesfushori ka refuzuar një ofertë nga Fenerbahce.

Pagesa e madhe javore e lojtarit më vlerë 350 mijë euro i ka bllokuar negociatat.

Mbetet të shihet nëse gjatë merkatos verore Ozil do largohet nga skuadra angleze./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme