Pas pesë ditë negociata është arritur marrëveshje për planin e rimëkëmbjes së vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa Kroacia në kuadër të kësaj pakoje financiare do të përfitojë 22 miliardë euro, transmeton Anadolu Agency (AA).
Midis udhëheqësve të vendeve anëtare të BE-së është arritur marrëveshje për planin e rimëkëmbjes nga kriza e koronavirusit në vlerë prej 750 miliardë euro, si dhe për buxhetin shtatë vjeçar të BE-së prej 1.074 miliardë euro.
“Në Kroaci sjellim 22 miliardë euro, që është një garanci për rimëkëmbje të shpejtë ekonomike dhe zhvillim të mëtejshëm të ekuilibruar të vendit”, njoftoi kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç.
Plani i përbashkët evropian për rimëkëmbje ndanë ndihmë të pakthyeshme në vlerë prej 390 miliradë euro dhe hua në vlerë prej 360 miliardë euro.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...