Prokurori i Shtetit ka thyer heshtjen në lidhje me situatë e krijuar në Telekom, për të cilën arbresh.info ka raportuar në vazhdimësi, që nga fillimi i punësimeve familjare e edhe tash kur po përballet me vështirësi financiare.
Për ditë të tëra, në prokurori nuk i janë përgjigjur portalit arbresh.info, dhe pas raportimit për heshtjen, duke e kontestuar këtë heshtje edhe shoqëria civile, Prokurori i Shtetit përmes një reagimi deklaron se “lidhur më këtë çështje janë zhvilluar dy raste penale”.
Prokurori i Shtetit ka reaguar pas deklarimit të Grupit për Studime Juridike dhe Politike se prokuroria është e kapur për shkak të heshtjes ndaj situatës së krijuar në Telekomin e Kosovës.
Aty thuhet gjithashtu se me këtë çështje janë zhvilluar dy raste penale, shkruan arbresh.info.
Në reagimin e Prokurorit të Shtetit thuhet se tanimë janë duke u zhvilluar edhe disa procedura penale.
“Prokurori i Shtetit reagon lidhur me pretendimet e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) me titull “Heshtja e Prokurorisë së Shtetit ndaj situatës afër bankrotimit të Telekomit të Kosovës është tregues i kapjes kriminale dhe shpërdorimit që i është bërë ndër vite kësaj ndërmarrje publike”, të publikuar dje më 20 korrik 2020.
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se lidhur më këtë çështje janë zhvilluar dy raste penale. Prokuroria Speciale e EULEX-it kishte ngritur aktakuzë në vitin 2011 ndaj pronarëve dhe përqafuesit ligjor të operatorit Dardafone.net Sh.p.k, si dhe ndaj Kryeshefit Ekzekutiv dhe Kryetarit të Bordit të Drejtorëve të PTK-së, lidhur me marrëveshjen për operatorin e rrjetit mobil të arritur ndërmjet PTK-së dhe Dardafon-it, ku pas zhvillimit të procedurës penale ky rast ka marrë epilog përfundimtar gjyqësor.
Ndërkaq, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj menaxhmentit të PTK-së në vitin 2018 nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, i njohur si rasti “Z-mobile”, konkretisht ndaj dy kryeshefave ekzekutivë të PTK-së dhe Kryetarit të Bordit të Drejtorëve, procedurë kjo, që është zhvilluar në shkallë të parë. Ndërsa, duke e aprovuar si të bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale, Gjykata e Apelit e ka kthyer këtë rast në rigjykim, ku dhe pritet që pranë gjykatës së shkallës së parë të zhvillohet edhe njëherë procedura gjyqësore lidhur më akuzën e prokurorisë për këtë rast.
Po ashtu, Prokurori i Shtetit, njofton opinionin publik se ka pranuar në punë edhe lëndë të tjera lidhur me Telekomin, ku tanimë janë duke u zhvilluar edhe disa procedura penale.
Prandaj, supozimet e GLPS-së ndaj Prokurorisë së Shtetit janë të pabazuara si të tilla dhe rrjedhimisht të paqëndrueshme.
Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar dhe i vendosur që brenda kompetencave kushtetuese dhe ligjore të luftojë të gjitha format e krimit dhe të sjellë para drejtësisë të gjithë personat të cilët kanë kryer vepra penale në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagim./arbresh.info/
EKSKLUZIVE- Bllokohen llogaritë e Telekomit të Kosovës, rrezikohet me falimentim
EKSKLUZIVE- Bllokohen llogaritë e Telekomit të Kosovës, rrezikohet me falimentim
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën