Durrës, zaptoi plazhin me shezlongë, procedohet penalisht 64-vjeçari

09:48 | 21 Korrik 2020
Arbresh.info

Vijojnë kontrollet në plazhe, për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme.

Një 64-vjeçar u procedua penalisht nga policia e Durrësit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar tek “Shkëmbi i Kavajës”, u konstatua se kishte zënë me shezlongë, një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve përkatëse.

”Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme, proceduan penalisht shtetasin:

N. M., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar tek “Shkëmbi i Kavajës”, u konstatua se kishte zënë me shezlongë, një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

64-vjeçari do të procedohet për veprën penale “Pushtimi i tokës”./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme