Google ADS

Ronaldo bëhet futbollisti i parë që shënon nga 50 gola në Premierligë, La Liga dhe Serie A

23:27 | 20 Korrik 2020
Arbresh.info

Cristiano Ronaldo ka vendosur një rekord të ri në futbollin elitar evropian.

Shumë rekorde në futboll, mbajnë emrin e portugezit, i cili ka fituar pesë herë Topin e Artë.

Me dy golat e shënuara kundër Lazio, Ronaldo ka shkuar në numrin e 30 golave këtë sezon në Serie A.

Por, këto dy gola, i mundësojnë Ronaldos të arrijë numrin e 51 golave në Serie A në dy sezonet te Juventus.

Ronaldo është bërë futbollisti i parë që shënon mbi 50 gola në tri liga të forta, si Premierligë, La Liga dhe Serie A.

Ai gjithashtu është bërë futbollisti që më së shpejti ka arritur të shënojë 50 gola në Serie A, duke iu nevojitur vetëm 61 ndeshje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme