Google ADS

“Burrnesha” premierë në Tiranë

07:02 | 28 Tetor 2015
Arbresh.info

“Burrnesha” që çoi Shqipërinë në Berlinale, do të çelë Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë. Filmi që nuk shkoi përtej nominimit për Ariun e Artë, ka premierën e tij për publikun shqiptar, nesër.

Edicioni 13 i TIFF do të flasë më shumë shqip. Do të ketë 10 projeksione të filmit të gjatë vendas dhe atij kosovar. Edhe përfaqësimi i metrazhit të shkurtër është rritur.

Në nëntë ditët e Festivalit, për levruesit dhe ndjekësit e artit të shtatë, do të shfaqen 120 filma, disa prej të cilëve pjesmarrës në Kanë apo nominuar për Oskar. E re do të jetë edhe kategoria e filmit serb, jo në garë, por si gjuhë komunikimi, pas sportit edhe me kinema.

Këtë vit TIFF mori 18 milionë lekë të vjetra nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Për të dytin vit, hyrja ne dy kinematë e vendosura në shërbim të festivalit, Millenium dhe Agimi, do të jetë me pagesë.

 Tv Klan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme