Turqi, numri i të shëruarve nga COVID-19 tejkalon 203 mijë

21:10 | 20 Korrik 2020
Arbresh.info

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se numri i rasteve me COVID-19 në Turqi arriti në 220.572, me 931 raste të reja në 24 orët e fundit.

Gjatë ditës së kaluar, gjithsej 992 pacientë të tjerë janë shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi, duke e çuar totalin në 203.002 pacientë të shëruar paraprakisht të testuar pozitiv ndaj këtij virusi.

Në llogarinë e tij në Twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se numri i rasteve me COVID-19 në Turqi arriti në 220.572, me 931 raste të reja në 24 orët e fundit.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Turqi arriti në 5.508, me 17 të vdekur në 24 orët e fundit.

Turqia ka kryer mbi 4,31 milionë teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa vetëm gjatë ditës së fundit ka kryer 43.404 teste./aa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme