Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar së bordi këshillëdhënës për COVID-19 të cilën e themeloi sot, do të ftojë në takim katër ish-ministrat e këtij dikasteri që të “kontribuojnë së bashku me përvojën e tyre në menaxhimin e pandemisë”.
Zemaj përmes një konference për media nga Gjilani, theksoi se ky bord do të ftojë në takime katër ish-ministrat e fundit të Shëndetësisë; Ferid Agani, Imet Rrahmani, Uran Ismaili dhe Arben Vitia, shkruan Arbresh.info.
“Ky Bord që do të udhëhiqet nga profesori i Mikrobiologjisë Lul Raka dhe në të cilin ka edhe doajenë të mjekësisë kosovare dhe emra autoritativ si: profesorët dhe ekspertët Isuf Dedushaj, Muharrem Bajrami, Salih Ahmeti, Rukije Mehmeti, Isme Humolli, Xhavit Rexhaj, Xhavit Gashi, Pashk Buzhala, Besim Kodra, etj”, tha Zemaj./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/841111159287311/videos/414762566149646
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...