Google ADS

Më 27 korrik gastronomët i “dorëzojnë” çelësat Qeverisë

15:59 | 20 Korrik 2020
Arbresh.info

Gastronomët e Kosovës të hënën e ardhshme do të mbajnë një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Ata në mesditë do të dorëzojnë çelësat para qeverisë, shkruan arbresh.info.

Kështu ka bërë të ditur sot  Shoqata e Gastronomëve të Kosovës

“Më 27 korrik para Qeverisë së Kosovës do t’i marrim një aksion simbolik, në orën 12:00 do të mbyllen të gjitha bizneset dhe do t’i dorëzojmë duke u thënë që ta mbyllin vet”, ka thënë kryetari i shoqatës, Petrit Kllokoqi.

Ai ka kërkuar gjithashtu nga kryeministri t’i ftoj në takim për gjetje të një zgjidhjeje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme