Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndryshojnë masat e marra për funksionim të bizneseve.
Kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi ka thënë se gastronomia është mbyllur menjëherë pas rasteve të para me Covid 19 dhe janë hapur më së voni, shkruan arbresj.info.
“Gastronomet janë të parët që u mbyllën më 15 mars dhe të fundit që u hapen edhe atë me masa të rrepta. Për 10 deri 15 vite kemi qenë përgjegjëse nga ATK dhe të gjitha taksave ndërsa sot reflektimi i shtetit ndaj nëse ka qenë i mangët. Masat që janë ndërmarre për ruajtje të distancës dhe shkurtim të orarit janë në rregull por nëse ndalohet diçka duhet të lirohet diçka tjetër”, ka thënë ai.
Kllokoqi ka shtuar se janë duke punuar me 10% të qarkullimit, derisa kanë kërkuar rimbursim të pagave, të qirave dhe shtyrje te kredive.
“Ne jemi duke punuar me 10 deri 15% të qarkullimit ndërsa i kemi të pranishme të gjitha shpenzimet. Shpenzimet e qirasë, të punëtoreve, kredive e të tjera. Ne jemi në prag të falimentimit, ka shumë që i kanë mbyll bizneset prandaj po kërkojmë lehtësim financiar, po kërkojmë subvencionim të pagave, ndihmë në pagesë të qirave për 50%, kërkojmë shlyerje të kredive së paku për 3 muaj dhe ulje të TVSH-së”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu ka kërkuar të dënohet mosrespektuesit e masave e jo të gjitha bizneset.
“Nuk pajtohemi me kryeministri i cili ka thënë se gastronomia e ka shpërndarë virusin, nëse dikush i ka prish rregullat prej presionit të madh të klientëve le të dënohet fajtori dhe jo të mbyllën 7 mijë biznes të tjera”, ka shtuar Kllokoqi.
Ai ka shtuar se lejimi i 50 personave në kafiteri duhet të ndryshohet duke u realizuar në bazë të metrave katror të lokaleve./arbesh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...