Google ADS

Agjenti zbulon të ardhmen e Gareth Bale

15:48 | 20 Korrik 2020
Arbresh Info

Agjenti i Gareth Bale, Jonathan Barnett ka folur për të ardhmen e klientit të tij.

Ka raportime që uellsiani nuk është i lumtur në klub, ndërsa trajneri Zinedine Zidane nuk e do në skuadër dhe këtë e ka dëshmuar duke mos e lejuar të luaj, transmeton portali arbresh.info.

Tekniku francez gjithashtu nuk e ftoi për ndeshjen e fundit ndaj Leganes, mirëpo agjenti ka konfirmuar se lojtari nuk do largohet.

“Gareth është mirë. Ka edhe dy vite kontratë të mbetura. Atij i pëlqen Madridi dhe nuk do largohet”, theksoi ai.

Thuhet se Newcastle United do provojë transferimin e Bale, nëse sheikët e Suadisë Arabike marrin drejtimin e klubit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme