Google ADS

Ferizaj direkt në raundin e tretë

13:31 | 20 Korrik 2020
Arbresh Info

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka njoftuar të hënën se 41 skuadra janë paraqitur për të garuar në Kupën Evropiane (EHF European Cups) në konkurrencë të femrave.

Kupa Evropiane është niveli i tretë evropian dhe zëvendëson Kupën Sfiduese (Challenge Cup), pas reformimit të kupave evropiane këtë verë.

Në raundin e parë nuk do të luhen ndeshje, kurse ndeshjet e raundit të dytë do të luhen duke filluar më 10 e 11 tetor. Në raundin e dytë do të luajnë 18 skuadra.

Kampioni i Kosovës, Ferizaj, do të startojë direkt prej raundit të tretë. Pra raundin e dytë e kalon pa lojë. Ndërkohë Istogu dhe Vushtrria janë në mesin e skuadrave që do të luajnë në raundin e dytë.

Më vonë këtë javë, EHF-ja do të përcaktojë bartësit për shortin e raundit hapës. Shorti do të tërhiqet më 28 korrik në Vjenë.

Skuadrat që do të luajnë në raundin e dytë (renditja e EHF-së është alfabetike)

ESP KH-7 BM. Granollers

ESP Rincón Fertilidad Málaga

ESP Rocasa Gran Canaria

ISL Valur

ITA Ali-Best Espresso-Mestrino

ITA P. F. Cassano Magnago

ITA SSV Brixen Südtirol

KOS KHF Istogu

KOS KHF Vushtrria

MKD WHC Cair-Skopje

NED Westfriesland SEW

POR Alavarium Love Tiles

SRB ZRK Naisa Nis

SUI DHB RotWeiss Thun

SUI Spono Eagles

TUR Izmir Büyüksehir Bel. GSK

TUR Muratpasa Belediyesi SK

UKR HC Real

 

Skuadrat e raundit të tretë (renditja e EHF-së është alfabetike)

AUT ROMMZ Hotels ZV Wr. Neustadt

AZE Azeryol HC

BIH HRK Grude

BLR COR Victoria-Berestie

CRO HC Lokomotiva Zagreb

CRO ZRK Bjelovar

CZE DHC Slavia Praha

ESP CB Atlético Guardés

ESP Club Balonmano Elche

GRE A.C. PAOK

ISL KA/Pór

ITA Jomi Salerno

KOS KHF Ferizaj

LUX Handball Käerjeng

MKD ZRK Kumanovo

MLT Kavallieri RS2

MNE ORK Rudar

NED JuRo Unirek VZV

POR CDE-Toyota

SRB ZORK Jagodina

SUI LK Zug Handball

TUR Yalikavaksports Club

UKR HC Galychanka Lviv./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme