Google ADS

Britania e Madhe arrin marrëveshje për 90 milionë doza të vaksinave premtuese kundër COVID-19

12:30 | 20 Korrik 2020
Arbresh.info

Qeveria e Britanisë së Madhe ka arritur marrëveshje për 90 milionë doza të vaksinave premtuese që po zhvillohen kundër coronavirusit, shkruan BBC.

Vaksinat po hulumtohen nga kompanitë farmaceutike BioNtech, Pfizer si dhe Valneva, transmeton Telegrafi.

Kjo është marrëveshja e re pas asaj për 100 milionë doza të vaksinës së Universitetit të Oksfordit që po zhvillohet nga AstraZeneca, që i ka porositur më herët qeveria e Britanisë së Madhe.

Megjithatë, ende nuk dihet se cilat nga vaksinat eksperimentale mund të jetë e efektshme.

Disa prej vaksinave mund të provokojnë sistemin imunitar, por asnjëra deri më tani nuk ka dëshmuar se mbron kundër infeksionit nga COVID-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme