Inter synon që gjatë verës ta përforcojë skuadrën me mbrojtësin e Chelsea-s, Emerson Palmieri.
Pasi kompletuan transferimin e Achraf Hakimi-t nga Real Madrid, “Neurazurët” duan ta përforcojnë edhe mbrojtjën e krahut të majtë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Tuttosport, synimi kryesor i gjigantit italian është Emerson, i cili ka humbur pozitën në formacionin e Frank Lampard.
Marrëveshja mes dy klubeve ende s’është arritur ngase “Blutë” kërkojnë se paku 30 milionë euro.
Nga ana tjetër, Inter mund të shpenzojë rreth 15 milionë euro, vlerë e cila është e papranueshme nga skuadra londineze.
Emerson këtë sezon ka bërë vetëm 19 paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin