Në mbledhjen e parë të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë shprehur mospajtime me draftin e veprimit të prezantuar aty.
Anëtari i këtij komisioni nga PDK, Sejdi Hoxha ka thënë se konstatimet e nxjerra në daft pasqyrojnë nuancë të politizimit, shkruan arbresh.info.
“E pash planin e veprimit, e lexova shpejt por kam disa sugjerime dhe vërejtje. E keni theksuar se nga ky proces kanë përfituar një numër i caktuar njerëzish brenda politikës dhe me lidhje të forta të politikës që kanë qenë në pushtet, është një nuancë për politizim të veprimit pa i pas rezultatet e hetimet”, ka thënë ai.
Hoxha ka shtuar se gjatë procesit do të prezantohen të gjitha përfituesit nga privatizimi.
“Unë nuk pajtohem ta fus këtë tekst në një paragjykim, sepse ne do të shkojmë deri në fund dhe të prezantojmë të gjithë emrat”, ka thënë ai.
Për draftin ka pasur kritika edhe anëtarja e komisionit nga LDK, Dorentina Maloku.
Ajo ka thënë se konstatimet mund të nxirren vetëm në fund të punës së komisionit.
“Drafti që e keni sjellë nuk po më pëlqen për fatin se ka konstatime, ideja është që në fund si komision të nxjerrim konstatime. Drafti duhet të jetë udhëzës për punën por asesi konstatime”, ka thënë ajo.
Ajo ka propozuar gjithashtu qe eksperti të jetë i pranishëm nga mbledhje e ardhshme e jo siç është propozuar nga gushti.
Ndryshe javë më parë, me 77 vota për, Kuvendi i Kosovës formoi Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, i cili do të ketë 11 anëtarë./arbresh.info/
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...