Google ADS

Veliu takohet me Zemajn e Qalajn – flasin për menaxhimin e pandemisë COVID-19

11:21 | 20 Korrik 2020
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka mbajtur sot një takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Sipas njoftimit, në takim është biseduar rreth koordinimit të aktiviteteve për zbatimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës në menaxhimin e situatës me COVID 19.

“Gjatë takimit u vlerësua se ka një trend të mirë të zbatimit të masave nga ana e qytetarëve dhe bizneseve, që ka ndikuar direkt në numrin më të vogël të qytetarëve të infektuar. Po ashtu u vlerësua puna e shkëlqyer e Policisë së Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, në zbatimin e masave të Qeverisë së Kosovës dhe u kërkua njëkohësisht nga të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e Institucioneve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se Policia e Kosovës së bashku me Inspektorët janë duke vazhduar aktivitetet në tërë territorin e Republikës së Kosovës me orar të zgjatur, ndërsa Policia e Kosovës ka angazhuar 4 mijë pjesëtarë për zbatimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme