Gjatë muajit qershor në Kosovë pati ngritje të çmimeve të konsumit krahasuar me muajin qershor të vitit 2019.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin qershor 2020,në të cilin thuhet se çmimi i konsumimit ishte më i lartë për 0.1% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit që lamë pas, shkruan arbresh.info.
Aty thuhet gjithashtu se çmimet e bukës dhe drithërave u ngritën për 2.2%, ndërsa qumështi, djathi dhe vezët për 2,6%, e sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat me 3,6%.
Ndërsa ngritja më e madhe u vërejt te sigurimet me 19,2%
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0,1% në muajin qershor 2020 krahasuar me muajin qershor 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: buka dhe drithërat (2,2%), mishi (1,0%), qumështi, djathi dhe vezët (2,6%), vajrat dhe yndyrnat (1,6%), pemët (8,7%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (3,6%), kafja, çaji dhe kakao (7,9%), ujë, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (2,2%), pijet alkoolike (1,7%), energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (0,8%) – (ngritje e çmimeve të druve për ngrohje), pajisje shtëpiake (1,7%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1,6%), produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (5,2%), shërbimet ambulatore (5,5%), blerja e automjeteve (0,8%), shërbimet telefonike dhe të telefaksit (0,7%), shërbimet hoteliere (3,0%), gjërat personale (4,2%), sigurimet (19,2%) – (ngritje e çmimeve të sigurimeve të automjeteve), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,5 për qind në IHÇK-it”, thuhet në raport.
Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi i COICOP-it: përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-18,1%) – (rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës) me një ndikim të këtij nëngrupi prej -1,4 për qind në IHÇK-it./arbresh.info/
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...