Intervistë me Nusret Pllanën: Evropa i ka hyrë në hak shqiptarëve

09:14 | 20 Korrik 2020
V. S.

Zëri drithërues i Radio Kosovës së Lirë, Nusret Pllana, autori i librave e dokumentarëve që mbanë “gjallë” historinë e luftës në Kosovë, e kujton me shumë dhimbje luftën e përgjakshme të pushtuesit serb ndaj shqiptarëve.

Ai në një intervistë për arbresh.info, thotë se kjo luftë është e pastër e do të jetë njëra ndër luftërat më të pastra botërore.

“Më shumë se 2500 heronjtë e heroina kanë rënë në vijën e parë të frontit, u vranë më shumë se 14 mijë civil, u vranë 1432 fëmijë, u dhunuan më shumë se 20 mijë femra, nëna e gra shqiptare, u dëbuan më shumë se një milionë shqiptar nga vendi i tyre. Vetëm në komunë e Artanës nuk ka fëmijë të vrarë”, shprehet ai.

Ndër të tjera Pllana, ka deklaruar se lufta e UÇK-së, ka qenë e trefishtë, lufta në vijën e parë të frontit, mbrojtja e popullatës civile dhe kujdesi ndaj të plagosurve.

Pllana është autor i filmit dokumentarë “Kur masakrohen fëmijët”, e librit të përkthyer në nëntë gjuhë “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999”, që shpërfaqin të vërtetën e terrorit serb mbi shqiptarët.

“Neve Evropa na ka hyrë në hak, e kemi Kosovën të getoizuar, është i vetmi vend në Evropë që nuk mundemi të udhëtojmë pa viza, sepse Evropa po na trajton si popull i dorë së dytë, e po jemi të diskriminuar në baza racore”, ka thëën Pllana.

Pllana ka botuar më shumë se 20 libra për luftën e fundit në Kosovë, më shumë se 40 filma ndërkombëtar, e filmi i fundit dokumentar është ‘Drenusha’./E.Ballazhi/arbresh.info/

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/954663171681602/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme