Pas gjashtë muajve sa qëndruan të mbyllur, sot do të filloj rihapja e kinemave në Kinë.
Administrata e Filmit në Kinë njoftoi se kinematë në zonat me rrezik të ulët të prekje nga Covid 19 mund t’i hapin dyert përsëri nga sot, shkruan bbc, transmeton arbresh.info.
Ndërsa shumica e pjesëve në vend janë vlerësuar si me rrezik të ulët.
Hapja e kinemave do t’i nënshtrohet një sërë rregullash duke përfshirë edhe kufizimin në kapacitet 30%, ndërsa numri i filmave që do të shfaqen do të ulët në 50%.
Do të matet temperatura e klientëve ndërsa maskat do të jenë të obliguara si për ta ashtu edhe për stafin. Biletat mund të bliheni dhe në internet ndërsa klientët
do të ulët së paku një metër larg njëri-tjetrit.
Por, asnjë lloj i ushqimit apo pijeve nuk do të lejohet të sherbet në kinema.
Ndryshe kinematë në Kinë janë mbyllur që nga muaji janar./arbresh.info/
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...