Llastiqet e flokëve janë një prej atyre aksesorëve qe nuk mungojnë kurrë në duart e një femre, sidomos gjatë stinës së verës. Por shumë pak prej tyre e dinë se çfarë dëmesh mund t’i shkaktojë shëndetit ky lloj aksesori.
Më poshtë do të lexoni 2 arsye përse nuk duhen mbajtur në kyçe llastikët e flokëve.
Kur vendosni një llastik flokësh në kyçin e dorës, ju shtrëngoni enët e gjakut. Si rezultat, mund të zhvilloni sindromën e tunelit karpal, i cili shkakton dhimbje dhe mpirje të gishtërinjve.
Audree Kopp, nga SHBA, tregoi se çfarë mund të ndodhë nëse vazhdimisht e bëni këtë veprim. Ajo gjeti një gungë në dorë që zmadhohej vazhdimisht. Mjeku i dha antibiotikë, por ato nuk e ndihmuan dhe ajo iu nënshtrua një operacioni.
Rezulton se kur mbani llastik flokësh në dorë për një kohë të gjatë, lëkura dëmtohet për shkak të fërkimit dhe ngjeshjes. Bakteret nga vetë llastiku dhe nga lëkura mund të hyjnë në këtë plagë dhe ta infektojnë atë./lapsi/
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...