Avokati Spartak Ngjela, i njohur për mbështetjen ndaj kryeministrit Rama thotë se ky nuk mund të fitojë dot një mandat të tretë qeverisës për shkak të reformës anti-korrupsion. Në një intervistë në televizionin TVT, Ngjela theksoi se shenjat janë se në Shqipëri do të përzihen ujërat për shkak të reformës në drejtësi dhe shenjat do të dallohen në muajt dhjetor.
“Nuk besoj se mund të fitojë një mandat të tretë dhe kjo për shkak të SPAK. Do kemi eleminime figurash nga reforma anti-korrupsion. Kur të fillojë funksionimi i SPAK-ut, shumë nga këta nuk do i kesh në zgjedhjet e 2021, pasi do të jenë nën akuzë.
Por, SPAK po pret Byronë Kombëtare të Hetimit. I gjithë ekipi i kësaj të fundit është duke u trajnuar në Amerikë dhe trajnohet me dosjet, kam të dhëna të plota, e korrupsionit. Cilët janë hetuesit, sipas ligjit shqiptar, ata duhet të jenë edhe me shtetësi shqiptare. Ata kanë dy shtetësi, amerikane dhe shqiptare”, – tha ai.
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju