Nënkryetari i Partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi, përmes një statusi në Facebook edhe një herë ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 15 korrikut, duke i cilësuar si skandaloze të KSHZ-së.
Duke e akuzuar BDI-në si parti që zgjedhjet i fiton me vjedhje, Ibrahimi ka shkruajtur se BDI nuk rrëzohet më në zgjedhje por në shesh, shkruan Tetova Sot.
Statusi i plotë i Ibrahimit:
“Nuk di çfarë do të jenë qëndrimet partiake, ama për mua këto rezultate të KSHZ-së janë skandaloze. Një parti që i blen votuesit, vëzhguesit, komisionarët, madje i synon edhe anëtarët e KSHZ-së, të dalë të flasë me gjuhë të moralshme dhe të virgjër sikur nuk ka asnjë mëkat hajnie, kjo është perverse.
Shqiptarët duhet ta dinë se për BDI-në fjalët “vjedhje” dhe “zgjedhje” tashmë janë sinonime. Prandaj konstatimi im është se BDI-ja nuk rrëzohet më në zgjedhje, por në shesh.
Poshtë diktatura!
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?